×
  • Sport
  • Sport

    Lajm i mirë për fansat e McGregor, ai po kthehet përsëri

    Reporteri
    28 Korrik 2019 | 13:07

    Presidenti i UFC, Dana White, ka njoftuar se Conor McGregor do të kthehet në oktogon së shpejti.


    Hera e fundit kur irlandezi është paraqitur në oktogon ishte në duelin me Khabib Nurmagomedov, kur dilte i mposhtur.

    Sipas White, ish kampioni do të kthehet në UFC në fillim të vitit të ardhshëm.

    “Mendoj se McGregor do të kthehet në fillim të vitit tjetër” ka thënë Dana për ‘The Sun’.

    Një nga kundërshtaret e mundshëm të McGregor për rikthimin e tij mund të jetë numri 2 në UFC, Tony Ferguson.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!