×
  • Sport
  • Sport

    Lajm i mirë për Francën, lëndimi i Benzemas nuk është serioz

    Reporteri
    10 Qershor 2021 | 9:48

    Karim Benzema do të jetë në gjendje të rikthehet brenda 72 orësh.


    Në ndeshjen e Bullgarisë, Franca triumfoi me rezultatin 3-0, por gëzimit për fitoren iu shtua një brengosje, shkruan lajmi.net.

    Kjo pasi që në min 41’, Benzema u ankua për një lëndim dhe nuk mundi ta vazhdojë ndeshjen ku më pas u zëvendësua nga Giroud.

    32 vjeçari doli nga fusha duke çaluar dhe mediat nisën të spekulojnë që lëndimi mund të jetë më i rëndë sesa ishte menduar fillimisht.

    Sipas gazetarit të “RMC Sport”, Mohamed Bouhafsi, lëndimi i Benzemas nuk është serioz dhe ai do të jetë në gjendje të rikthehet në stërvitje brenda 48-72 orësh me Kombëtaren franceze.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!