Lazio e ka marrë një lajm të mirë: Valon Berisha do t’i bashkohet nesër pjesës tjetër të ekipit për t’i nisur përgatitjet për sezonin e ri. Të gjithë presin që në edicionin e ardhshëm ta shohin Valon Berishën e vërtetë.
Në sezonin e kaluar ishte hija e lojtarit që e jemi mësuar ta shihnim, ndërsa në atë të riun ka hequr dorë nga përgatitjet në Auronzo për shkak të problemeve fizike, të cilat nuk e lanë ta tregonte vlerën e tij edicionin e shkuar.
Mirëpo, tash duket se Valon Berisha iu ka dhënë fund lëndimeve dhe duket se është gati për t’u rikthyer.
Ai e kishte një intervenim në miniskus në muajin prill dhe tash rehabilitimi ka marrë fund.
Nesër, përfaqësuesi kosovar do t’i bashkohet skuadrës në Marienfeld në mënyrë që të jetë gati për Lazion të paktën pas ndeshjeve të Kombëtareve, ndërsa vështirë se mund të shihet në ndeshjet me Sampdorian e Romën para shtatorit.
Të gjithë presin që këtë sezon ta shohin Valon Berishën e vërtetë.
Ndërkohë, mediat e huaja spekulojnë se Lazio mund ta huazojë ose shesë Berishën në Salzburg, prej nga e kishte blerë vitin e kaluar.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.