×
  • Sport
  • Sport / Aksidenti tragjik i vitit 2013

    Lajme të mira për gjendjen e Schumacherit, legjendari i Formula 1 mund të ulet në karrige

    Reporteri
    09 Janar 2024 | 15:48

    Më në fund ka arritur një lajm i mirë për gjendjen e Michael Schumacherit.

    Ish-ngasësi i Formula 1, Johnny Herbert ka njoftuar se legjenda e Formula 1 është në gjendje “të ulët në karrigen e darkës”.

    Schumacher, i cili e kishte fituar shtatë herë titullin e kampionit të botës e kishte pësuar një aksident tragjik derisa ishte duke skijuar në alpet franceze në dhjetor të vitit 2013, ndërsa kishte përfunduar në gjendje kome pas dëmtimeve që i kishte pësuar në kokë.

    Ai u ishte nënshtruar disa operimeve pasi kishte përfunduar në koma artificiale, ndërsa tash duket se gjendja e tij po përmirësohet dalëngadalë, 10 vjet pas incidentit.

    Duke folur për “BettingSites.co.uk”, ish-ngasësi britanik i Formula 1 tha: “Unë dëgjoj lajme vetëm nga dora e dytë. Kam dëgjuar, nga njerëz brenda Formula 1, se ai ulet në karrigen e darkës, por nuk e di nëse kjo është e vërtetë. Unë vetëm mund të lexoj në mes të rreshtave”, u shpreh Herbert.

    “Ne nuk kemi dëgjuar shumë nga familja dhe është e kuptueshme. Familja dëshiron të mbajë gjithçka private, gjithçka sekrete. Kjo ka vazhduar që nga ditët e tij të garimit. Nuk e ndiej se gjërat kanë lëvizur në mënyrën se si shumë prej nesh që e njohim dhe që shumë fansa përreth botës do të dëshironin t’i shihnin”, përfundoi britaniku.

    Ish-ngasësi gjerman i Ferrarit dhe i Mercedesit nuk është shfaqur në publik qe 10 vjet./Express/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!