Anipse Barcelona është 15 pikë larg Real Madridit, ish lojtari i Barcelonës, Ronaldinho është shprehur mjaft optimist që Barça mund ta mposht Real Madridin në garë për titull në La Liga, përcjell Reporteri.net.
Ndërkaq, Barcelona ka edhe dy ndeshje për të rikuperuar në kuadër të La Liga, mirëpo për ikonën braziliane klubi katalunas ka mundësi të arrijë në krye të La Ligas.
“Të gjithë jemi të entuziazmuar që Barca po luan mirë dhe mendoj se gjithçka është e mundur”, ka thënë Ronaldinho.
“Si tifoz shpresoj se gjërat shkojnë mirë dhe mendoj se mund të ketë një përmbysje”, ka shtuar braziliani.
Në 14 ndeshjet e fundit Barcelona është e pamposhtur në La Liga.
Ndërkaq, sonte Barcelona do të përballet me Levanten nga ora 21:00.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.