×
  • Sport
  • Sport

    LAJMI FUNDIT: Bylbyl Sokoli largohet nga Prishtina

    Reporteri
    21 Shtator 2019 | 11:29

    Bylbyl Sokoli ka dhënë dorëheqje nga posti i trajneri të Prishtinës


    Trajneri i njohur kosovar është larguar nga Prishtina për shkaqe shëndetësore, shkruan Reporteri.net

    Klubi i Prishtinës me anë të një konfernce për shtyp e ka konfirmuar se ‘Profa’ ka ofruar dorëheqje shkaku i një operimi që do ta ketë në gjurin e majtë.

    “Kam ofruar dorëheqje te drejtuesit e klubit për arsye shëndetësore. Më duhet të bëj një intervenim në gjurin e këmbës së djathtë dhe për këtë arsye pritet të mungojë për më shumë se dy muaj. Në bashkëpunim me drejtuesit e klubit kemi vendosur ta ndërpërejmë bashkëpunimin, pasi që zgjidhja më e mirë është që Prishtina të ketë një trajner i cili është afër ekipit,” ka thënë Sokoli.

    Pasuesi i Sokolit te Prishtina do të jetë Armend Dallku. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!