×
  • Sport
  • Sport

    LAJMI FUNDIT: Lëndimi i Rashicës është i rëndë, kaq muaj pritet të mungojë ylli kosovar

    Reporteri
    02 Dhjetor 2020 | 17:10

    Milot Rashica nuk do të jetë në dispozicion të Werder Bremenit deri në fund të janarit të vitit 2021


    Miloti u lëndua para pak ditësh në një stërvitje me Werder Bremenin, shkruan Reporteri.net

    Tani, klubi gjerman e ka konfirmuar se ylli kosovar ka pësuar një dëmtim në kofshë që do ta lë atë jashtë fushave për dy muaj.

    Sipas faqes zyrtare të Werderit 24 vjeçari do të mund të rikthehet nga ky lëndim në fund të janarit të vitit 2021.

    E ky lajm e ka mërzitur edhe trajnerin Florian Kohfeldt.

    “Më vjen shumë keq për Milotin, sepse ai ishte me të vërtetë i aftë përsëri pas lëndimit të tij të fundit dhe kurba e formës së tij po shfaqej qartë përsëri. Është mëkat që do të na mungojë për një kohë të gjatë duke ditur cilësitë e tij,” ka thënë Florian Kohfeldt. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!