×
  • Sport
  • Sport

    Lakers po rikthehen fuqishëm – pas Anthony Davis, Leonard shumë pranë skuadrës ‘Hollywoodiane’

    Reporteri
    30 Qershor 2019 | 13:08

    Skuadra e Los Angeles Lakers po synon që me çdo kusht të rekrutojë kampionin e fundit në NBA, Kawhi Leonard.


    Leonard i cili priu skuadrën e Toronto Raptors drejt triumfit të parë në histori të skuadrës, duket se ka vendosur që të mos e vazhdojë kontratën me veriorët.

    Një nga skuadrat që shihet si favorite për të nënshkruar me MVP e finaleve, është ajo e Lakers, të cilët synojnë treshen e madhe Leonard – LeBron – Davis.

    Për të arritur këtë qëllim, Lakers raportohet të kenë ‘angazhuar’ Anthony Davis, i cili së fundmi është takuar me Leonard.

    Mësohet gjithashtu se Rob Pelinka i ka kërkuar edhe Kobe Bryant që të takohet me lojtarin për ta bindur atë.

    Në rast se një transferim i Kawhi tek Lakers ndodh, atëherë kampionati veçse do të ishte i mbyllur dhe LeBron mund të numëronte edhe një unazë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!