Barcelona është gati të bëjë një hap të rëndësishëm simbolik: sipas Mundo Deportivo, klubi katalanas do të prezantojë Lamine Yamal si numri i ri 10 më 13 korrik, pikërisht në ditëlindjen e tij.
Ky vendim vjen pas transferimit të Ansu Fati te Monaco në Francë, duke lënë të lirë një nga numrat më të rëndë me histori në klub.
Fanella me numrin 10, që dikur i përkiste legjendës Lionel Messi, iu besua Ansu Fati-t pas largimit të argjentinasit në vitin 2021. Megjithatë, pas lëndimeve dhe formës jo të qëndrueshme, Fati nuk arriti ta përmbushë plotësisht pritshmërinë dhe tashmë do të nisë një aventurë të re në Ligue 1.
Lamine Yamal, që është vetëm 17 vjeç, ka mahnitur me paraqitjet e tij si me Barcelonën ashtu edhe me kombëtaren spanjolle.
Ai konsiderohet si talenti më i madh i akademisë “La Masia” në vitet e fundit dhe është parë nga klubi si figura që mund të mbajë peshën e fanellës ikonike në të ardhmen.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.