Frank Lampard është i gatshëm të reduktojë pagën e tij.
Trajneri i skuadrës së Chelsea, Lampard, është gati që të heq dorë nga një pjesë e pagës së tij, derisa bisedimet me lojtarët po vazhdojnë për një reduktim deri në 10%.
Anglezi është i gatshëm të ndihmojë skuadrën e tij që të tejkalojë krizën e pandemisë Covid-19, e cila pritet të pasohet me rënie të mëdha ekonomike.
Raportime të ‘Goal’ bëjnë të ditur se Lampard nuk do të kundërshtojë reduktimin në pagë, transmeton lajmi.net.
Një pajtueshmëri e lojtarëve për reduktim pagash prej 10% do t’i kursenin skuadrës deri në 10 milionë funte.
Bisedimet e skuadrës po vazhdojnë, me kapitenin Cesar Azpilicueta që udhëheq këto negociata nga ana e lojtarëve.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.