Tashmë ka përfunduar takimi ndërmjet Chelseas dhe Evertonit, duel ky në kuadër të xhiros së 29’të në Premierligë.
Lampard me Chelsean e tij i dhanë leksion Ancellottit, duke triumfuar me rezultat të thellë në 4:0, shkruan Reporteri.net.
Me golat e shënuar nga Mount, Pedro, Willian dhe Giroud, londinezët ngritën në këmbë tifozët në stadiumin “Stamford Bridge”.
Tani Chelsea ndodhët në vendin e katër me 48 pikë, ndërkaq Evertoni në vendin e 12’të me 37’të pikë.
Kujtojmë se pjesë e këtij takimi ishte edhe sulmuesi shqiptar Armando Broja, i cili u inkuadro në vend të Giroud në minutën e 86 të takimit./Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.