×
  • Sport
  • Sport

    Lampard në ‘fije të perit’, Abramovich gati ta zëvendësojë me këtë trajner

    Reporteri
    23 Janar 2021 | 17:57

    Ndeshja e së dielës ndaj Luton mund të jetë e fundit në krye të Chelsea-t për Frank Lampard.


    Pronari i bluve të Londrës, Roman Abramovich, tashmë i prirur për të bërë ndryshime në pankinë, mësohet se ka zgjedhur Thomas Tuchelin pasues së Lampardit. Kujtojmë që më 29 dhjetor gjermani u shkarkua nga PSG, për t’ia lënë vendin Mauricio Pochettinos.

    Situata e Chelsea-t në Premier League është shqetësuese: në 19 ndeshje të luajtura deri tani, pra në gjysmën e sezonit, ka marrë vetëm 8 fitore, 5 barazime dhe 5 humbje, çka është reflektuar me pozicionimin në vendin e 8-të, plot 11 pikë larg vendin të parë.

    Një krizë e papritur rezultatesh pavarësisht një fushate blerjesh “faraonike”. Gjatë verës në Londër kanë mbërritur emra të tillë të rëndësishëm si: Havertz, Werner, Ziyech, Chilwell e Thiago Silva.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!