×
  • Sport
  • Sport

    Laporta konfirmon: Bisedimet për rinovimin me Messin po shkojnë rrugës së duhur

    Reporteri
    01 Qershor 2021 | 14:40

    Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta ka bërë të ditur se negociatat për zgjatjen e kontratës së Messit janë duke progresuar.


    Joan Laporta ishte duke mbajtur intervistë pas prezantimit të Eric Garcias si lojtari më i ri i Barcelonës kur u pyet për situatën e Lionel Messit.

    Ai theksoi se bisedimet me Messin dhe përfaqësuesin e tij janë duke shkuar për mrekulli dhe shumë shpejtë pritet një marrëveshje, pasi paratë nuk janë objektivi kryesor i Messit por trofetë.

    “Ajo çfarë po ndodhë me Leon nuk është çështje parash, por çështje e sportit dhe të ardhmes”, tha ai.

    “Ai dëshiron të vazhdojë me këtë ide sepse ai dëshiron te ketë një skuadër që e ndihmon të fitojë trofe si Liga e Kampionëve dhe titujt e tjerë”, shtoi ai.

    “Rinovimi i Messit nuk varet nga auditimi. Ne jemi në kontakt me agjentët e tij dhe negociatat po shkojnë mirë, ato po vazhdojnë të kenë progres”, tha Laporta.

    “Ne kemi nën kontroll rezultatet e auditimit për këtë vit dhe nuk ka ndonjë problem, gjithçka është nën kontroll”, përfundoi Joan Laporta.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!