Manchester Unitedi ka zhvilluar bisedime me katër kandidatë për të zëvendësuar Erik ten Hagun.
Ani pse i ka mbetur edhe një vit në kontratë, Ten Hag e ka të pashmangshëm largimin nga gjiganti anglez për shkak të formës së dobët gjatë tërë sezonit, përcjell gazeta online Reporteri.net.
Ten Hag ka mundësi që të fitojë një trofe këtë sezon pasi të shtunën Unitedi përballet me rivalin lokal Manchester Cityn në finalen e Kupës FA.
Mirëpo besohet se sido që të jetë rezultati i finales, Unitedi do ta shkarkojë menaxherin holandez.
Sipas Sky Sports, Unitedi ka zhvilluar takime me Kieran McKennan, Mauricio Pochettinon, Roberto de Zerbin dhe Tomas Tuchel.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.