×
  • Sport
  • Sport

    Latifi për Shaqirin: I pashkollë, s’e din dallimin e asaj çka është shqiptare dhe asaj arabe

    Reporteri
    02 Qershor 2019 | 17:11

    Pasi iu gëzua titullit të dytë të Ligës së Kampionëve me përshkrimin “Elhamdulilah” që e përkthyer në shqip bën “të gjitha lavdërimet i takojnë Zotit”, pasoi një stuhi kritikash në rrjetet sociale ndaj Xherdan Shaqirit.


    Ai e ka sulmuar futbollistin që luan për Zvicrën duke e quajtur të pashkollë dhe të paaftë për t’i dalluar kufijtë e identiteteve të tij.

    “Ata nuk janë në gjendje të bëjnë dallimin mes asaj çka është shqiptare dhe asaj çka është arabe, ose turke e sllave.” – shkruan Latifi.

    Më tej, Latifi shton se prej ‘të tillëve’ nuk pritet që të dijnë as origjinën e fjalëve që përdorin dhe as dallimin mes etnicitetit dhe religjionit edhe pse Shaqiri në fakt thjesht iu gëzua suksesit të ekipit të tij, e jo të kombëtares.

    Ky është statusi i plotë i Latifit në Facebook:

    Shumë vite më parë, rastësisht, e pata dëgjuar njërin duke i thënë një tjetri: Shqiptarit me Kuran i lejohet me i pasë katër gra! Xherdan Shaqiri është në kategorinë e këtyre njerëzve që, në mungesë të shkollimit, nuk e kanë aftësinë të dallojne kufijtë e identiteteve që kanë. Ata nuk janë në gjendje të bëjnë dallimin mes asaj çka është shqiptare dhe asaj çka është arabe, ose turke e sllave. Aq më pak janë në gjëndje të dijnë origjinën e fjalëve që përdorin dhe dallimin mes etnicitetit e religjionit. Mos kërkoni prej djalit atë që me kohë nuk ia dhanë as familja, e as shoqëria!

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!