×
  • Sport
  • Sport

    Laura Fazliu mposht kundërshtaren për 38 sekonda, merr medaljen e bronztë

    Reporteri
    08 Mars 2025 | 17:25

    Laura Fazliu e ka fituar medaljen e bronztë në Grand Prix që po mbahet në Linz të Austrisë.

    Xhudistja kosovare u tregua fantastike duke fituar me IPPON ndaj holandezes, Joni Geilen brenda 38 sekondave.

    Laura e mori një waza-ari qysh në start, por nuk u zmbraps dhe shpejt u kundërpërgjigj për ta fituar medaljen e bronztë nga ky turne prestigjioz në kategorinë deri në 63 kilogramë.

    Sot, Laura shënoi tri fitore dhe një humbje, atë në gjysmëfinale, teksa në raundin e parë kishte kaluar pa luftë.

    Nga Grand Prix i Linzit, ekipi kosovar rikthehet me dy medalje, të bronztën e Laurës dhe të argjendtën që Distria Krasniqi e fitoi dje në kategorinë deri në 52 kilogramë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!