×
  • Sport
  • Sport

    Laura Fazliu mposhtet në çerekfinale, kërkon medaljen e bronztë

    Reporteri
    16 Qershor 2025 | 15:35

    Laura Fazliu është ndalur në çerekfinale të Kampionatit Botëror të xhudos, i cili po mbahet në Budapest të Hungarisë.

    Garuesja kosovare u mposht nga kampionia olimpike dhe botërore, Rafaela Silva, e cila fitoi me Ippon në kategorinë deri në 63 kilogramë, shkruan “Gazeta Express”.

    Xhudistja kosovare u befasua nga kundërshtarja e fuqishme, e cila kreu punë shpejt.

    Sidoqoftë, këtu nuk merr fund rrugëtimi i Laurës në këtë Botëror pasi ajo do ta kërkojë medaljen e bronztë përmes repesazhit, ku fillimisht do të përballet me mongolezen Enkhriilen Lkhagvatogoo.

    Paraprakisht, Laura e kaloi rrethin e parë pa luftë, ndërsa në atë të dytë e mposhti polaken Natalia Kropska.

    Në rrethin e tretë, respektivisht në të tetën e finales, ishte më e mirë se italiania Carlotta Avanzato.

    E në çerekfinale ajo u ndal nga braziliania Rafaela Silva.

    Laura, e cila rikthehet nga një lëndim që s’po e linte rehat, synon të fitojë medalje në këtë Botëror.

    Siç dihet, paraprakisht në këtë Botëror medalje të argjendtë fitoi Distria Krasniqi, ndërsa pa medalje mbeti Akil Gjakova.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!