×
  • Sport
  • Sport

    Laura Fazliu shkon në finale të Lojërave Mesdhetare, e siguron medaljen e argjendtë

    Reporteri
    30 Qershor 2022 | 14:52

    Laura Fazliu është kualifikuar në finale të Lojërave Mesdhetare.

    Xhudistja kosovare e ka mposhtur në gjysmëfinale xhudisten algjeriane Amina Belkadi.

    Me këtë rast, ajo e siguroi medaljen e argjendtë, ndërsa atë të artë do ta kërkojë përmes përballjes në finale me spanjollen Cristiana Cabana Perez.

    Xhudistja kosovare e mposhti në çerekfinale kroaten Iva Oberan pas një meçi mjaft interesant dhe të nivelizuar.

    Paraprakisht, Laura kishte kaluar në gjysmëfinale të kategorisë deri në 63 kilogramë pasi në çerekfinale e kishte mundur kroaten Iva Oberan, kurse rrethin e parë e kishte kaluar pa luftë në “Oran 2022”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!