×
  • Sport
  • Sport

    Ledrinho: Doja të bëhem futbollist i kësaj skuadre kosovare, por s’munda të regjistrohem – ishte mbushur numri

    Reporteri
    28 Korrik 2019 | 9:16

    Rep-artisti i njohur vendor, Ledri Vula, në të kaluarën ka qenë edhe basketbollist.


    Mirëpo, këngëtari me prejardhje nga Gjakova fillimisht kishte dashur të merret me futboll, përcjellë Gazeta Olle.

    Ai ka treguar në “Asist” se nuk kishte mundur të regjistrohej në skuadrën e 2 Korrikut.

    “Sinqerisht fillimisht e kam dashur futbollin, por më kujtohet që s’kisha mundur të regjistrohem te 2 Korriku sepse ishte mbushur numri”, deklaroi Vula.

    “Më pas fillova me basketboll dhe më hyri shumë në zemër”, vazhdoi ai.

    Ndryshe, Vula momentalisht është edhe nënkryetar i KB Prishtinës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!