Legjenda e boksit Roberto Duran është shtruar në spital pasi është testuar pozitiv për koronavirus.
Lajmi për hospitalizimin e 69 vjeçarit, i cili ka qenë kampion botëror në katër pesha, vjen derisa vendi i tij, Panama, vendosi një rekord të ri me rastet e përditshme për COVID-19.
Djali i tij, Robin Duran, ka konfirmuar në Instagram, se babai i tij ka dalë pozitiv.
“Rezultatet e testit sapo kanë mbërritur për babanë tij, dhe konfirmojnë se ai është pozitiv për COVID-19”, ka deklaruar Duran.
“Faleminderit Zotit, tani për tani ai nuk ka simptoma përtej ftohjes”.“Ai nuk është në kujdes intensiv apo në respirator, por vetëm nën vëzhgim”, tha ai.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.