×
  • Sport
  • Sport

    Legjenda e Kombëtares shqiptare në telashe të mëdha, rrezikon të dënohet me disa vite burg

    Reporteri
    27 Mars 2020 | 15:46

    Ish-futbollisti i Kombëtares, Klodian Duro është në telashe të mëdhaja, teksa është arrestuar 3 ditë më parë nga Policia e Tiranës, teksa akuzohet për për veprat penale “Dhuna në familje”, “Përndjekja” dhe “Veprime në kundërshtim me vendimet e gjykatës”.


    Duro kishte thyer rregullat dhe ka shkuar në shtëpinë e ish-gruas së tij, e cila nga ana e saj ka njoftuar policinë, që më pas ka bërë detyrën dhe e ka arrestuar 42-vjeçarin.

    Ajo dispononte urdhër mbrojtje nga gjykata dhe nuk duhej qe ish-futbollisti t’i afrohej dhe ta telefononte.

    Kështu, Duro pritet të dalë nesër para gjykatës për të njohur edhe masën e sigurisë, teksa rrezikon të dënohet nga gjoba deri në 3 vite burg.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!