×
  • Sport
  • Sport

    Legjenda e Milanit tregon se si e pritën ftesën e Feronikelit për të luajtur miqësoren

    Reporteri
    10 Gusht 2019 | 14:43

    Franco Baresi mendon se përballja me Feronikelin sonte në Fadil Vokrri, në njëfarë mënyre do të tregojë edhe për nivelin që është Ipko Superliga e Kosovës.


    “Mezi pres të shoh nivelin e Superligës”, tha Baresi para përballjes me Feronikelin.

    Ai falënderoi tifozët për pritjen.

    “Pritja ka qenë jashtëzakonisht e mirë, ne e dimë të kaluarën e këtij vendin dhe e kemi pritur me shumë kënaqësi këtë ftesë dhe jemi në dijeni se futbolli në këtë vend do të zhvillohet edhe më shumë në të ardhmen”, ka thënë Baresi.

    Baresi foli edhe për skuadrën e tanishme të Milanit dhe nëse Maldini do të jetë në “Fadil Vokrri”. “Maldini nuk e di a është, do të shohim. E dyta ka pasur ndryshime të mëdha në ekipin tonë me trajner e prurje të reja, por do të japim maksimumin dhe që të jemi aty ku na takon”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!