Ish sulmuesi dhe trajneri i Liverpoolit, Kenny Dalglish është liruar nga spitali, pasi ka mposhtur koronavirusin dhe tani do të vazhdojë shërimin e tij në izolim në shtëpi.
Dalglish u pranua në spital për t’iu nënshtruar trajtimit të mërkurën e kaluar, dhe gjithashtu u testua për Covid-19, pavarësisht se nuk shfaqi ndonjë simptomë.
Ai më pas testoi pozitiv dhe që prej asaj kohe ishte shtruar në spital për të vazhduar shërimin.
Ndërsa, aktualisht skocezi është asimptomatik për momentin, dhe u largua nga spitali ditën e shtunë në mënyrë që ai të mund të vazhdojë të pushojë në shtëpinë e tij.
“Njerëzit mund të mendojnë se shkaku i emrit tim mora kujdes më të mirë, por çdo pacient në NHS merr kujdesin më të mirë të mundshëm. Si komb, ne jemi me fat që i kemi këta mjekë”, tha Dalgish pas lirimit.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.