Lorik Aliu njëri nga talentët më premtues të futbollit kosovar i ka dhënë fund karrierës në moshën 24 vjeçare
Aliu llogaritej si një lojtar me të ardhme të ndritur, por potencialin e tij nuk mund ta shfaqte asnjëherë shkaku i lëndimeve, shkruan Reporteri.net
Lorik Aliu njoftimin për pensionim e ka bërë në rrjetin e tij social, Facebook:
Ky është postimi i plotë:
Familjarë, shoqëri, dashamirë të futbollit!
Po shfrytëzoj këtë postim për t’ju dhënë një lajm jo të mirë për mua dhe të gjithë ata që më projektuan në majat e sportit më të bukur, FUTBOLLIT.
Kam vendosur që përfundimisht t’i jap fund karrierës time si futbollist aktiv, për shkak të lëndimeve të shumta duke e cilësuar si vendimin më të drejtë.
Është tejet e vështirë që të vendos atletet në gozhdë, pasi që ëndrra më e madhe e jetës time u ndërpre e u shua shumë shpejt.
Ëndrra për tu bërë futbollist profesionist i nivelit të lartë, do ngelet në sirtarin tim, si e parealizuar përjetësisht.
Dua që t’ju falenderoj të gjithëve që më qëndruat afër nga dita e parë e deri sot, dhe bashkëndjetë me mua dhimbje, zhgënjime e triumfe, por fati deshi të përfundonte kështu.
Shihemi në sfida të reja!
Ndryshe, Aliu në të kaluarën ka qenë pjesë e Prishtinës dhe Llapit, ndërsa në arenën ndërkombëtare kishte paraqitje edhe me të rinjët e Dortmundit, ku ishte i ftuar në prova. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.