×
  • Sport
  • Sport

    Lëndimet s’e lënë të qetë, Ibrahimovic sërish jashtë fushës

    Reporteri
    30 Mars 2023 | 18:08

    Pas rikuperimit nga dëmtimi në gju, të pësuar në fund të sezonit të kaluar, që e la për rreth 9 muaj jashtë fushave të blerta, duket se “shtatlarti” suedez, Zlatan Ibrahimovic është duke vuajtur një tjetër dëmtim, të cilin e ka pësuar gjatë seancës stërvitore me Kombëtaren përpara ndeshjes me Azerbajxhanin.

    Ibra ka pësuar një dëmtim në kofshë, por ende nuk dihet se për sa kohë do të qëndrojë “lideri” i Milanit jashtë fushave të blerta, teksa ende nuk janë kryer ekzaminimet e plota për të përcaktuar datën e saktë e rikthimit të suedezit.

    Deri më tani mendohet se muaji prill është në “rrezik” për Ibran, teksa 2 javë janë të sigurta që do të mungojë, mirëpo mungesa e tij nuk besohet të jetë një problem për bordin e Milan dhe për teknikun Pioli, të cilët nuk e kanë futur “bomberin” suedez në listën e UEFA-s, për 2 ndeshjet e çerek-finales së UEFA Champions League, ndaj Napolit. /i.m /abcnews.al

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!