×
  • Sport
  • Sport

    Lëndimi i Higuain ishte më serioz sesa dukej, ai pati nevojë për disa qepje

    Reporteri
    26 Tetor 2019 | 23:20

    Sulmuesit argjentinas iu nevojit ndihma për ta larguar nga fusha e lojës dhe ai mund të mbetet në spital sonte, pasi e përplasi kokën me portierin e Lecces, Gabrial, në barazimin 1:1 të së shtunës.


    Maurizio Sarri e konfirmoi se Gonzalo Higuain kishte vetëdije dhe ishte i kthjellët pas goditjes që pësoi në kokë në fund të ndeshjes kundër Lecces, që përfundoi me rezultat 1:1.

    Higuaini e pësoi më keq nga përplasja në ajër me portierin Gabriel gjatë ndeshjes argëtuese të së shtunës në Serie A, që u zhvillua në stadiumin “Via del Mare”.

    Gjendja e tij raportohej se u përkeqësua pasi gjyqtari e sinjalizoi fundin e ndeshjes dhe atij iu nevojit ndihma e mjekëve për t’u larguar nga fusha e lojës.

    “Gonzalo pati nevojë për disa qepje, pastaj ata do të vendosin se a do të shkojë ai në spital apo jo”, tha Sarri në një intervistë të dhënë pas ndeshjes për Sky Sport Italian.

    “Ai ka vetëdojë se po përgjigjet në mënyrë të kthjellët. Mendoj se ai do të kthehet me ne në Torino”.

    Juventusi më herët e humbi edhe Miralem Pjanicin shkaku i një problemi muskulor në një ditë të vështirë, megjithatë Sarri e pranoi se ai nuk është i vetëdijshëm për gjendjen e mesfushorit.

    Vendimi i Sarrit për ta pushuar Miralem Pjanicin për këtë ndeshje nuk i konvenoi Juventusit, pasi që bardhezinjtë i humbën rastet e tjera që i patën, përveç golit të shënuar nga Paulo Dybala në minutën e 50-të nga pika e penalltisë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!