×
  • Sport
  • Sport

    Lëndohen dy lojtarë në stërvitje para ndeshjes mes Francës dhe Zvicrës

    Reporteri
    25 Qershor 2021 | 8:25

    Franca e mbylli grupin F në vend të parë dhe tani do të ketë përballë Zvicrën në Euro 2020. Dueli i raundit të 1/8-ve kundër kombëtares helvete, do të zhvillohet të hënën e 28 qershorit në “Arena Nationala” të Bukureshtit (21:00).


    Situata në stërvitje e sotme nuk ka shkuar vaj, pasi dy lojtarë janë detyruar të lënë në mes seancën stërvitoe. Thomas Lemar (Atletico Madrid) dhe Marcus Thuram (M’Gladbach) kanë ndjerë shqetësime fizike.

    I pari u largua nga stërvitja sulmuesi i ekipit gjerman, pasi pësoi një tërheqje në kofshë, ndërsa mesfushori i kampionëve të Spanjës u përplas keq me portierin Maignan.

    Lemar mendohet të ketë më shumë probleme se Thuram, por kontrollet e detajuara mjekësore do të përcaktojnë se sa duhet të qëndrojnë jashtë dy lojtarët.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!