×
  • Sport
  • Sport

    Lëndohet Zhegrova, do të mungojë në dy ndeshjet e radhës

    Reporteri
    09 Qershor 2022 | 17:18

    Ylli i Kombëtares së Kosovës, Edon Zhegrova, nuk do të mund të luajë në dy ndeshjet e radhës së Kosovës me Irlandën Veriore dhe Greqinë.

    Kjo pasi Zhegrova ka pësuar një lëndim, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Këtë e ka bërë të ditur edhe vetë Zhegrova në Instastory, me ç’rast u ka uruar sukses bashkëlojtarëve të tij në këto dy ndeshje në të cilat ai nuk do të mund të marrë pjesë.

    “Pësova lëndim dhe nuk do jem në gjendje të luaj në dy ndeshjet e mbetura, ndihem keq për këtë, isha i emocionuar për këtë ndeshje, por ky është futbolli”.

    “I uroj bashkëlojtarëve fitore në dy ndeshje dhe shihemi herën tjetër. Dua të falënderoj të gjithë mbështetësit për mbështetjen e madhe”, shkroi ai. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!