×
  • Sport
  • Sport

    Leo Messi e ka marr seriozisht Kupën e Amerikës si asnjëherë më parë, këto pamje e tregojnë më së miri

    Reporteri
    05 Korrik 2021 | 11:32

    Kur VAR vendosi se ndërhyrja e Piero Hincapie në Angel Di Marian ishte jashtë zonës së rreptësisë, lojtarët e Ekuadorit u lehtësuan paksa për një moment.


    Por, shpejt u kujtuan se para topit ishte Lionel Messi dhe atë në një nga pozitat e preferuara të tij, afër portës.

    Normalisht gjashtë herë fituesi i Topit të Artë nuk e lëshoi këtë mundësi për gol, por ajo që u bë hit në internet është përqendrimi dhe përgatitja paraprake. Nga shumë tifozë në rrjetet sociale kjo u cilësua si shenjë që Messi e ka marr seriozisht triumfin në këtë garë.

    Aktualisht Leo është golashënuesi dhe asistuesi më i mirë i turneut me 4 gola dhe asistime.

    Argjentina në gjysmëfinale luan kundër Kolumbisë, ndërsa në rast të fitores në finale pret Brazil-Peru.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!