Lionel Messi ka marr vendim përfundimtar rreth të ardhmes së tij
Sulmuesi argjentinas do të qëndrojë te Barcelona edhe për një sezon, pasi nuk mund të largohet pa u paguar klauzola e tij prej 700 milionë euro, shkruan Reporteri.net
Messi në një intervistë për Goal ka treguar se dëshironte me çdo kusht largimin nga Barcelona, por gjërat ngecën shkaku i klauzolës së lartë që e ka prej 700 milionë euro.
Ai do të mund të largohet vitin tjetër falas pasi i skadon kontrata me klubin.
“Kur i komunikova dëshirën time për t’u larguar gruas dhe fëmijëve të mi, ishte një dramë e madhe. E gjithë familja filloi të qante, fëmijët e mi nuk donin të largoheshin nga Barcelona, as nuk donin të ndryshonin shkollën. Por unë pashë më larg dhe dua të garoj në nivelin më të lartë, të fitoj tituj, të garoj në Ligën e Kampioneve,” ka thënë Messi për Goal, transmeton Reporteri.net
“Ju mund të fitoni ose të humbni në të, sepse është shumë e vështirë, por duhet të garoni. Të paktën të garojmë për ta fituar trofeun dhe le të mos dorëzohemi siç bëmë në Romë, Liverpul dhe Lisbonë. E gjithë kjo më shtyu të mendoja për atë vendim. Mendova dhe isha i sigurt që isha i lirë të largohesha, presidenti gjithmonë thoshte se në fund të sezonit mund të vendosja nëse do të qëndroja apo jo.
“Tani ata i përmbahen faktit që unë nuk e thashë para 10 qershorit, kur rezulton se më 10 qershor po garonim për La Liga në mes të këtij koronavirusi të tmerrshëm dhe kjo sëmundje ndryshoi gjatë gjithë sezonit.
“Dhe kjo është arsyeja pse unë do të vazhdoj në klub. Tani unë do të vazhdoj në klub sepse presidenti më tha se mënyra e vetme për t’u larguar ishte të paguaje klauzolën 700 milion euro dhe kjo është e pamundur,”. /Reporteri.net/