×
  • Sport
  • Sport

    Leo Messi po i kryen testet mjekësore te PSG

    Reporteri
    10 Gusht 2021 | 18:29

    Lionel Messi nuk ka kohë për të humbur. Vetëm një orë pasi arriti në aeroportin e Parisit, ylli argjentinas u nis për në Neuilly, ku momentalisht po i nënshtrohet testeve mjekësore.


    Megjithatë prezantimi i tij do të marrë pak kohë.

    Messi nuk do të kalojë nëpër selinë e klubit më pas, as nëpër stadiumin “Parc des Princes”.

    Ndërkohë, një konferencë shtypi është caktuar nesër në mëngjes në stadium, ku sipas të gjitha gjasave do të bëhet prezantimi i Messit.

    Ai do të nënshkruajë kontratë dy vjeçare me mundësi vazhdimi edhe për një tjetër, ndërkohë që do të përfitojë 25 milionë euro në sezon, plus bonuset.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!