×
  • Sport
  • Sport

    Leo Messi zgjedh mbrojtësin më të vështirë me të cilin është përballur

    Reporteri
    10 Shtator 2024 | 20:44

    Ylli argjentinas i futbollit, Lionel Messi, e ka zbuluar mbrojtësin më të vështirë me të cilin është përballur.

    Messi në një intervistë për “DAZN” është shprehur se Pablo Maffeo, sa ishte pjesë e Gironas, ka qenë mbrojtësi më i vështirë me të cilin është përballur.

    “Pablo Maffeo kur ishte pjesë e Gironas ishte mbrojtësi më i ashpër me të cilin jam përballur. Unë kurrë nuk kam qenë nga ata që ankohen. Mendoj se kontakti fizik dhe goditjet janë pjesë e lojës”, ka thënë 37-vjeçari.

    Maffeo tashmë është pjesë e skuadrës së Vedat Muriqit, Mallorca, pjesë e së cilës është nga viti 2022.

    Ai karrierë ka bërë edhe te Stuttgarti, Espanyoli dhe Manchester City./Express

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!