Në Afrikë, kafshët e egra dhe të rrezikshme shfaqen shpesh në vende publike.
Ato e kanë folenë në këtë kontinent dhe jo rrallë herë përballen me njerëzit.
E diçka e tillë ka ndodhur së fundmi edhe në një ndeshje futbolli.
Derisa disa të rinj ishin duke luajtur futboll në një fushë aspak të përshtatshme dhe të improvizuar në “Kontinentin e Zi”, papritmas u shfaq një leopard.
Un leopardo viendo de lejos jugar al fútbol en África.
Naturaleza en estado puro, increíble 😍
— ÁFRICA FUTBOLERA (@AfricaFutbolera) July 29, 2022
Kafsha po qëndronte i shtrirë disa dhjetëra metra larg një grumbullit njerëzish që po luanin futboll.
Edhe pse në këtë afërsi, kafsha e rrezikshme nuk e ndërmori ndonjë sulm, siç jemi mësuar ta shohim zakonisht, shkruan “Gazeta Express”.
Diçka e rrallë dhe e pazakontë për ne, por jo edhe për afrikanët, të cilët kanë kontakte fizike të përditshme me kafshët e rrezikshme…
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.