×
  • Sport
  • Sport

    Letra emocionuese e Mërgim Vojvodës pas largimit nga Standard Liege

    Reporteri
    27 Gusht 2020 | 20:14

    Mbrojtësi i krahut të djathtë, Mërgim Vojvoda është bërë edhe zyrtarisht më ekip të ri.


    25 vjeçari iu është bashkuar ekipit të njohur italian, Torino. Vojvoda është transferuar në Torino nga skuadra belge, Standard Liege.

    Me anë të një postimi në rrjetin social “Instagram”, Vojvoda ka falënderuar gjithë ata që kanë qenë pranë të tij te Standard Liege.

    “Dua t’i falënderoj të gjithë njerëzit që më kanë ndihmuar të bëj këtë hap të madh në karrierë. Vëllezërit e mi, kam kaluar vitet më të mira me ju dhe ju falënderoi për këtë”, shkroi fillimisht Vojvoda.

    “Futbollisti i 12-të në fushë, dua të ju falënderoi edhe juve gjithashtu sepse gjithmonë kam pasur mbështetjen tuaj, dashurinë dhe gjithçka. Larg nga sytë, por afër me zemër vëllezërit e mi”, përfundoi ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!