×
  • Sport
  • Sport

    Letra emocionuese e Shkodran Mustafit pas largimit nga Arsenali

    Reporteri
    03 Shkurt 2021 | 19:27

    Shkodran Mustafi është larguar nga Arsenali për t’u transferuar në klubin e Schalke, si një transfer i lirë.


    Ai, së fundmi përmes rrjetit të tij social twitter, ka dërguar një letër lamturimreje për tifozët dhe klubin e Arsenalit.

    Në atë letër, ai falënderoi gjithë tifozët, bashkëlojtarët dhe stafin e Arsenalit.

    Letra e Mustafit:

    Pas katër viteve, 151 ndeshjeve dhe dy trofeve (FA Cup) të fituara, unë vetëm dua të ju falënderojë gjithë komunitetin e Arsenalit, stafin e shkëlqyeshëm, tifozët dhe sigurisht bashkëlojtarët e mi.

    Së bashku ne ishim edhe në të mirë edhe në kohë të këqija, por kryesorja është që qëndruam bashkë.

    Arsenal është një klub fantastik dhe me një traditë të madhe, gjithmonë kam ndjerë krenari dhe privilegj kur kam veshur fanellën e klubit.

    Familja ime dhe unë do t’iu kujtojmë gjithmonë juve dhe kohën që kaluam në Londër me Arsenalin.

    Gunners, ju urojë gjithë të mirat!

    Faleminderit,

    Mustafi

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!