×
  • Sport
  • Sport

    “Letra sekrete e PSG-së” – prestigjiozja France Football vesh Messin me fanellën e parisienëve

    Reporteri
    09 Shkurt 2021 | 9:03

    Revista prestigjioze, France Football, ka nxitur spekulime akoma më të mëdha pas deklarimeve të Neymar e Angel Di Maria.


    Transferimi i Lionel Messit te Paris Saint-Germaini është shndërruar nga një ëndërr franceze në një mundësi reale në javët e fundit.

    Deklaratat e mëparshme të Neymarit se do të dëshironte të luante me mikun e tij në sezonin e ardhshëm, u shoqëruan me komentet e Di Marias në javën e kaluar se ka një mundësi të mirë që të luajë me bashkëkombësin e tij në Paris.

    Dhe tash, ballina e France Football ka hedhur më shumë benzinë në zjarrin spekulativ.

    Me kryetitullin “Letra sekrete e PSG-së”, revista e ka publikuar një portret të Messit të veshur me fanellën e PSG-së.

    Derisa thashethemet vetëm sa po shtohen, kampioni francez është duke vepruar në heshtje dhe me kujdes të madh derisa gjithçka të jetë zyrtare.

    Argjentinasi do të jetë lojtar i lirë në fund të qershorit dhe që tani ka të drejtë të bisedojë me klubet tjera

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!