Që nga ardhja e Xavi Hernandez në Barcelonë, shumë gjëra kanë ndryshuar brenda skuadrës së Barçës, përcjell Reporteri.net.
Është pikërisht trajneri spanjoll ai i cili ka ndihmuar klubin katalunas edhe në tregun e transferimeve në afatin e dimrit, në janar, duke nënshkruar kështu me Pierre Aubameyang, si dhe Adama Traore.
Veç kësaj, gazetari polak, Sebastian Staszewski ka raportuar se Robert Lewandowski ka arritur marrëveshje me Barcelonën për tri vitet e ardhshme.
Ndërkaq, sipas gazetarit polak për sulmuesin polak kishte oferta edhe nga nga klube tjera të mëdha evropiane.
PSG, Manchester City dhe Liverpool ishin skudrat e interesuar për të nënshkruar me lojtarin e Bayern.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.