×
  • Sport
  • Sport

    Lewandowski – Barcelona, gjithçka që dihet deri më tani

    Reporteri
    15 Prill 2022 | 17:41

    Kryeshefi ekzekutiv i Barcelonës, Mateu Alemany, ka thënë se ende nuk ka marrëveshje në mes të klubit dhe Robert Lewandowskit për transferimin e këtij të fundit në “Camp Nou”.

    Reprezentuesi polak po përflitet shumë se do të ndërrojë ambient gjatë afatit kalimtar të verës dhe Barcelona është skuadra më e interesuar për shërbimet e lojtarit.

    I pyetur në lidhje me mundësinë e ardhjes së 33-vjeçarit në “Camp Nou”, Alemany tha se e respektojnë lojtarin, por ende asgjë nuk është arritur në këtë drejtim.

    “Ne ende nuk kemi ndonjë marrëveshje me të. Ne e respektojmë atë shumë, ai është shumë i rëndësishëm për klubin e tij. Ne jemi në nivel spekulimesh, sigurisht, por nuk ka asgjë mes nesh dhe lojtarit ende”, u shpreh ai, shkruan lajmi.

    Përkundër që në janar nënshkruan me Pierre Emerick Aubameyang, katalunasit dëshirojnë që ta “blindojnë” pozitën e qendrës së sulmit.

    E, nëse Lewandowski hedh një hap në Barçë, kjo mund të hapë shtigje largime për disa futbollistë që luajnë në të njëjtën pozitë, me Memphis Depayn më të përfolurin për t’i bërë gati valixhet.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!