Sulmuesi i Bayern Munichut, Robert Lewandowski, ka treguar se ishte takuar me Sir Alex Ferguson për një kalim të mundshëm te Manchester Unitedi në vitin 2012.
Futbollisti polak ishte lidhur vazhdimisht me Djajtë e Kuq gjatë kohës sa ndodhej te Borussia Dortmundit.
Megjithatë, transferimi në Old Trafford dështoi, ashtu që në vitin 2014 kaloi si lojtar i lirë te bavarezët, ku në 307 paraqitje ka shënuar 266 gola dhe i ka fituar të gjithë trofetë e mundshëm ekiporë.
“Pas viti tim të dytë te Dortmundi, pata një bisedë me Sir Alex Ferguson. Ai donte që unë të shkoja në Mançester”.
“Isha shumë i interesuar. Madje mund të them se isha i gatshëm. Por, Dortmundi nuk më lëshonte. Megjithatë, nuk isha i hidhëruar se gjëra po shkonin shumë mirë te Borussia”, ka treguar Lewandowski për France Football.
Në vend të polakut, Ferguson asokohe e transferoi Robin van Persien nga Arsenali dhe e fitoi titullin e Ligës Premier në sezonin e tij të fundit (2012/2013) si trajner i Manchester Unitedit.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.