×
  • Sport
  • Sport

    Lewandowski zgjidhet lojtari më i mirë i vitit në Gjermani përsëri

    Reporteri
    25 Korrik 2021 | 18:48

    Robert Lewandowski është zgjidhur lojtari më i mirë i vitit në Gjermani për vitin e dytë radhazi, duke i mposhtur në garë bashkëlojtarin e vet te Bayern Munich Thomas Muller dhe Erling Haalandin e Borussia Dortmundit.


    Lewandowski e fitoi këtë çmim për herë të parë në sezonin 2019/20, pasi e frymëzoi Bayernin drejt fitimit të tripletës dhe 32-vjeçari luajti në nivelin e njëjtë të lartë edhe në sezonin e fundit.

    Kontributi i tij i madh ia siguroi Bayernit titullin e nëntë radhazi në Bundesligë. Ai po ashtu ia doli ta thyejë rekordin 49-vjeçar të vjetër të Gerd Mullerit për golashënuesin më të mirë në historinë e Bundesligës.

    “E di sa i madh është ky nder”, tha Lewandowski pasi e u zgjodh më i miri në Gjermani për herë të dytë radhazi.

    Ai shtoi: “Për mua është arsye për krenari dhe kënaqësi të madhe, sepse rrallë herë mund ta fitosh çmimin ‘Futbollisti i Vitit’ dy herë radhazi në Gjermani”.

    Sulmuesi polak i shënoi 48 gola në 48 ndeshje për Bayernin në të gjitha garat sezonin e kaluar, prej të cilave 41 vetëm në Bundesligë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!