×
  • Sport
  • Sport

    Liga e Kampionëve: Barcelona mposhtë Interin, i ndihmon Dortmundit të kualifikohet tutje

    Reporteri
    10 Dhjetor 2019 | 23:13

    Inter është eliminuar nga faza grupore në Ligën e Kampionëve, pas humbjes 2:1 në shtëpi nga Barcelona në ndeshjen e fundit në grup, duke i dhënë mundësi Borussia Dortmundit të kalojë në mesin e 16 skuadrave më të mira pas triumfit 2:1 ndaj Slavia Pragës.


    Barcelona si fituese e Grupit F dhe Dortmundi si e dyta kualifikohen në 1/8 e finales, ndërkohë Interi si e treta do të luajë në Ligën Evropës – garën dytësore evropiane – dhe Slavia Praga si e fundit shkon në shtëpi.

    Ndërkaq, Chelsea fiton ndaj Lille, për ta konfirmuar kështu pjesëmarrjen në 1/16 e skuadrave më të mira të Ligës së Kampionëve.

    Më poshtë rezultat e të gjitha ndeshjeve të sotme.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!