×
  • Sport
  • Sport

    Liga franceze e thumbon keq Ronaldon pasi tha se Superliga e Arabisë është më e mirë

    Reporteri
    20 Janar 2024 | 18:16

    Ylli i futbollit, Cristiano Ronaldo fitoi disa çmime në Dubai për edicionin e 14-të të Globe Soccer Awards dhe nga aty dha disa deklarata që nuk janë pritur mirë.

    Ai tha se Superliga e Arabisë Saudite është më e mirë dhe më konkurruese sesa ajo e Francës (Ligue 1).

    “A e dëshironi opinionin tim? Unë nuk mendoj se Liga Saudite është më e dobët sesa Ligue 1. Në Arabinë Saudite e shoh më konkurruese, ata mund të thonë çfarë të donë, ky është opinioni im, unë luaj këtu dhe e di se çfarë po them. Unë mendoj se jemi më të mirë se sa Ligue 1”, ka thënë Ronaldo.

    Deklarata e sulmuesit të Al Nassr ka bërë që faqja zyrtare e Ligue 1 në platformën “X” ta thumboj me një postim.

    Në postimin e Ligue 1 shihet ylli i Paris Saint-Germain, Kylian Mbappe, duke ia kapur faqen Ronaldos.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!