Liga Premier është larg kampionati me më së shumti shpenzime gjatë kësaj vere në transferimin e lojtarëve të rinj, ndërsa pas tyre vjen Serie A dhe Bundesliga.
Klube si Chelsea dhe Manchester City nuk financohen nga burime të mbështetura në suksesin e futbollit, ashtu edhe Manchester Unitedi i mbështetur në markën e tyre, dhe kjo ka bërë që këto klube të shpenzojnë shuma të mëdha.
Shpenzimet e këtyre klubeve ka bërë që Liga Premier të jetë liga me më së shumti shpenzime deri më tani këtë verë.
Grafiku i fundit i faqes Transfermarkt i postuar në Reddit ka konfirmuar se klubet angleze kishin shpenzuar më shumë para se kushdo tjetër në botë këtë verë, duke qenë larg kampionateve tjera
Sipas të dhënave të tyre, shpenzimet kolektive në Ligën Premier shkojnë në 1.02 miliardë euro, më shumë se dyfishi i totalit të Serie A në vendin e dytë prej 446.6 milionë euro.
Në vendin e tretë renditet Bundesliga me 340.3 milionë euro të shpenzuara, Ligue 1 i katërti me 301.9 milionë euro, ndërsa La Liga e pesta me 152.3 milionë euro shpenzime.
Më poshtë keni listën me dhjetë ligat me shpenzimet më të mëdha:
1.Liga Premier – 1.02 miliard euro
2.Serie A – 446.6 milionë euro
3.Bundesliga – 340.3 milionë euro
4.Ligue 1 – 301.9 milionë euro
5.La Liga – 152.3 milionë euro
6.Premier Liga Ruse – 90.6 milionë euro
7.Jupiler Pro League – 74.3 milionë euro
8.Liga Portugeze – 71.6 milionë euro
9.Liga Profesionale Saudite – 50.2 milionë euro
10.Serie B – 50 milionë euro
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.