×
  • Sport
  • Sport

    Liga Profesioniste merr vendim për ndaljen e bojkotit, vendoset data e fillimit të sezonit në Superligën e Shqipërisë

    Reporteri
    29 Tetor 2020 | 15:03

    Liga Profesioniste zhvilloi sot (e enjte) një mbledhje me përfaqësuesit e 10 ekipeve të Superiores, teksa u vendos t’i jepet fund bojkotit.


    Në takimin e sotëm u ra dakord që Kategoria Superiore të fillojë ditën e mërkurë më 4 nëntor, transmeton Panorama.

    Është vendosur që futbolli për skuadrat e Superiores të fillojë ditën e diel, me ndeshjet e Kupës, ndërsa ditën e mërkurë do të startojë kampionati i Kategorisë Superiore.

    Pas reagimit të deputetit Fidel Ylli, i cili ishte negociator i qeverisë, ku shprehej se 4 kërkesat e klubeve janë në tryezën e kryeministrit dhe futbolli duhej të fillojë, ditën e sotme Liga Profesioniste ka bërë një mbledhje me klubet e Superiores, ku është vendosur që kampionati të fillojë ditën e mërkurë më 4 nëntor.

    Në këtë mënyrë skuadrat i kanë dhënë fund bojkotit, me kampionatin që duhet të startonte më 12 shtator, por me skuadrat që vendosën të mos zbresin në fushë nëse nuk plotësoheshin 4 kërkesat.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!