×
  • Sport
  • Sport

    Liga spanjolle dëshiron të testojë rifillimin e garave me minikampe

    Reporteri
    04 Prill 2020 | 12:45

    Liga spanjolle (La Liga) është duke përgatitur një plan të detajuar për t’i përgatitur skuadrat kur liga të rifillojë, duke rekomanduar një minikamp përgatitor dhe një numër të madh testesh për lojtarët, të afërmit e tyre dhe punonjësit e klubit.


    “Protokolli” prej 19 faqesh i përgatitur nga ligat jep pamje të parë në atë që disa nga ligat më të mira evropiane mund të përgatiten kur garat të rifillojnë pas pandemisë së koronavirusit. Plani nuk është përfunduar akoma, por një draft i dokumentit të ligës spanjolle është marrë nga rrjeti i radios “Cope”.

    Plani katërfazësh ka një seri rekomandimesh që do të paraqiten para klubeve para se lojtarët të mund të kthehen në stërvitje, diçka për të cilën sugjeron se kampionati mund të rifillojë, edhe pse Spanja mbetet në mbyllje për shkak të shpërthimit të koronavirusit. Liga nuk pritet të rifillojë derisa autoritetet qeveritare e konsiderojnë të sigurt për shëndetin e të gjithëve, por dokumenti detajon veprimet që mund të vendosen në ambiente të mbyllura, siç janë qendrat e trajnimit ose hotelet e ekipeve, duke mos shkelur kështu masat e bllokimit.

    Spanja është goditur shumë nga koronavirusi, me më shumë se 110 mijë raste të prekura, prej tyre mbi dhjetë mijë të vdekur, transmeton KOHA shkrimin e AP.

    La Liga fillimisht pezulloi dy raunde të ndeshjeve në muajin mars, por pezullimi zgjati pasi qeveria shpalli një gjendje të jashtëzakonshme që pritet të zgjasë të paktën deri më datën 11 prill. Lojtarët dhe anëtarët e disa klubeve spanjolle janë infektuar nga koronavirusi gjatë javëve të fundit.

    Sipas dokumentit, liga rekomandon një “minimum prej 15 ditësh” të stërvitjeve para se ndeshjet të mund të rifillojnë, me vetëm personel thelbësor që merr pjesë në seanca.

    Katër fazat e protokollit parashikojnë një fazë përgatitjeje që do të pasohej nga seanca stërvitore individuale, seanca në grupe më të vogla dhe më në fund seanca me skuadra të plota. La Liga thotë se parimet themelore të protokollit u bashkuan “për të garantuar sigurinë” e lojtarëve, të afërmve të tyre dhe stafit e punëtorëve të klubeve.

    Para se të rifillojë stërvitja, La Liga thotë se nga dy teste për COVID-19 duhet të kryhen mbi punonjësit e klubit, trajnerët dhe lojtarët, përveç anëtarëve të familjes së tyre. Lojtarët mund të testohen në shtëpi ose me makina të shkojnë në vendet ku testet do të jenë në dispozicion për ta.

    Artikullin e plotë mund ta lexoni në gazetën Koha Ditore. Klikoni këtu për t’u regjistruar falas.

    © KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!