×
  • Sport
  • Sport

    Ligue 1 vazhdon edicionin më 17 qershor

    Reporteri
    14 Prill 2020 | 8:25

    Drejtuesit e Ligue 1 të Francës planifikojnë të vazhdojnë edicionin 2019\2020 më 17 qershor, ndërsa synimi është që kampanja aktuale të përfundojë më 25 korrik.


    L’Equipe ka raportuar të hënën se klubet pritet të luajnë çdo tri ditë për të pasur kohë të mjaftueshme që të zhvillohet plejofi për rënie nga liga dhe për promovim në ligë.

    Plani do të mundësonte që skuadrat të garojnë edhe në Evropë, me ndeshjet evropiane që pritet të zhvillohen deri në gusht.

    Në kampionatin francez, Ligue 1, ndeshja e fundit është luajtur më 16 mars.

    Liga e Futbollit Profesionist të Francës (LFP) ka konfirmuar që synimi është të vazhdohet më 17 qershor, por nuk është qartësuar nëse do të lejohen shikues.

    Finalja e Kupës së Francës pritet të luhet më 27 qershor, kurse finalja e Ligës më 11 korrik.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!