×
  • Sport
  • Sport

    Lille fiton ndaj Bolognas, Zhegrova inkuadrohet vonë në lojë

    Reporteri
    27 Nëntor 2024 | 23:03

    Lille e ka shënuar fitoren e radhës në Ligën e Kampionëve.

    Ekipi simpatik francez triumfoi 1:2 në udhëtim ndaj Bolognasm, në kuadër të javës së pestë.

    Mukau shënoi të dy golat e mysafirëve, kurse Lucumi shënoi për vendasit, shkruan Express.

    Kurse, ylli Kosovar, Edon Zhegrova u inkuadrua në lojë tek në minutën e 73-të, pasi që e kishte pësuar një dëmtim të vogël në ndeshjen e fundjavës ndaj Rennes.

    Me këtë fitore, Lille tani ka 10 pikë në vendin e 12-të, kurse Bologna është e 33-ta me një pikë dhe dalëngadalë po i veniten shpresat për play-off.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!