×
  • Sport
  • Sport

    Lionel Messi tradhtohet keq nga trajneri i Argjentinës

    Reporteri
    18 Dhjetor 2020 | 14:20

    Lionel Scaloni nuk e ka vendosur Messin në vendin e parë për “The Best FIFA”, në votimin që ka bërë si trajner i Argjentinës


    Robert Lewandwoski dje u shpall lojtari më i mirë për vitin 2020 nga FIFA, në një garë ku ai mposhti Messin dhe Ronaldon, shkruan Reporteri.net

    Në Argjentinë është bërë bujë e madhe, pasi trajneri i Kombëtares, Lionel Scaloni nuk ia ka dhënë pikët e plota Messit në votim.

    Scaloni ka zgjedhur të parin Sadio Manen, duke i dhënë 5 pikë yllit të Liverpooli. Në vendin e dytë, më 3 pikë ka votuar Messin dhe në të tretin Neymar, me 1 pikë.

    Ky veprim i Scalonit ka bërë bujë të madhe në Argjentinë. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!