×
  • Sport
  • Sport

    Lirim Kastrati ndahet nga e dashura kroate përsëri

    Reporteri
    07 Prill 2021 | 12:01

    Sulmuesi kosovar i Dinamo Zagrebit, Lirim Kastrati, besohet të jetë ndarë nga e dashura e vet kroate, Andela Simac, për herë të dytë brenda një kohe të shkurtër, në një marrëdhënie dashurie të koklavitur që po i kushton atij edhe në fushën e lojës.


    Përfaqësuesi i Kosovës është akuzuar se lidhja me Andelën po e shpërqendron në karrierë, pasi ai e ka humbur vendin e titullarit në ekipin e parë të Dinamos në muajt e fundit, raporton Express.

    Zidane pas fitores kundër Liverpoolit: Çfarë po bëjnë lojtarët e mi është e jashtëzakonshme
    Kastrati ka luajtur vetëm një herë titullar në ligën e parë kroate, si dhe nuk ishte në fushë kur Dinamo shkroi historinë duke e eliminuar Tottenhamin e Jose Mourinhos nga Liga e Evropës muajin e kaluar.

    22-vjeçari ishte pjesë e grumbullimit të Kosovës për ndeshjet kualifikuese për Kupën e Botës muajin e kaluar dhe u paraqit në humbjen 3:1 kundër Spanjës.

    Muajin e kaluar, mediat kroate raportuan se ai u nda me Andelën, 25 vjeçe, pas një video të publikuar në rrjetet sociale ku kroatja shihej duke qarë për Mario Balotellin, yllin italian me të cilin kishte pasur një lidhje të shkurtër dashurie.

    Dhe tani, rreth një muaj më vonë, besohet se Kastrati është ndarë përsëri me të.

    Andela e ka publikuar një fotografi të veten në Instagram me një mesazh të koduar “Tento të më harrosh”, që besohet t’i jetë drejtuar 25-vjeçarit kosovar.

    Ndarja e tyre vjen pak javë pasi Andela kishte folur madje për martesë me Kastratin.

    “Ai është i mrekullueshëm. E di se ne do të martohemi, megjithëse nuk kemi menduar për hollësitë”, kishte thënë Andela për mediat kroate në mars.

     

    View this post on Instagram

     

    A post shared by Angie Ang (@angieliciious)

     

    View this post on Instagram

     

    A post shared by Angie Ang (@angieliciious)

     

    View this post on Instagram

     

    A post shared by Angie Ang (@angieliciious)

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!