×
  • Sport
  • Sport

    Lirim Kastrati tregon se çfarë dhurate ia bëri vetes pasi u transferua te Dinamo e Zagrebit

    Reporteri
    15 Prill 2020 | 19:31

    Lirim Kastrati në janar të këtij viti nënshkroi me gjigantin kroat, Dinamo Zagreb


    Kastrati i ftuar në emisionin ‘Fan Zone’ ka thënë se pasi nënshkruajti kontratë me Dinamo Zagrebin i bëri vetës një vetur si dhuratë.

    “Po këtu te Lokomotiva jemi të gjithë në formë të mirë, edhe Myrto Uzuni ka shënuar 9 gola dhe besoj do shkojë në ndonjë ekip më të mirë. Por edhe unë ndihem shumë mirë.Jemi afër arritjes në Europë, megjithëse mua më pëlqejnë shumë sfidat e reja dhe mezi po pres që të shkojë te Dinamo e Zagrebit. Kam firmosur atje dhe sa e bëra të mundur këtë arritje, ia bëra dhuratë vetes një makinë”, ka thënë Kastrati.

    21 vjeçari, është pjesë e Kombëtares së Kosovës ‘A’, por që ka luajtur disa takime edhe te U-21 si dhe U19 e Dardanëve.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!